FIBA sanksionoi edhe gjyqtarin më të nominuar në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Shtëpia kryesore e basketbollit në botë, FIBA duket se e ka marrë shumë serizosisht çështjen e kurdisjeve në pjesën evropiane të ballkanit dhe jo vetëm…
Në vazhdën e hetimeve për kurdisje dhe vendimeve rreth tyre, FIBA ka sanksionuar edhe gjyqtarin malazez, Ognjen Jokiq, shkruan AsistiOnline.com
Jokiq, është pezulluar për të drejtuar ndeshjet e basketbollit (si në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar) për një periudhë prej pesë (5) muajsh me arsyetimin se ka refuzuar për të bashkëpunuar me një hetim të FIBA-s lidhur me kurdisjet.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, 48 vjeçari nga Mali i Zi, është gjyqtari më i nominuar në Ligën Ballkanike në dy vitet e fundit.
Të kujtojmë se ditë më parë, FIBA e sanksionoi edhe gjyqtarin kosovar, Daut Mehmeti me pretendimin se ka thyer kodin e etikës dhe integritetit, basteve dhe manipulimit të garave. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.