Opsioni i Golden Eagle Yllit për trajner, vazhdon kontratën me skuadrën e madhe greke
Prishtinë(AsistiOnline) – Largimi i Adis Beqiragiqit nga Golden Eagle, ka alarmuar drejtuesit e skuadrës therandase për t’u hedhur në gjah dhe ti mbulojnë boshllëqet.
AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin therandas ka mësuar se një nga opcionet më të mundshme për trajner të Yllit, ka qenë edhe Fotis Takianos.
Megjithatë një opsion i tillë ka marrë fund, pasiqë greku sot është zyrtarizuar si trajner i njërës prej ekipeve më të mira greke, PAOK, deri në vitin 2025.
Të kujtojmë se Takianos sivjet drejtoi PAOK-un në play off të elitës greke, duke arritur deri në gjysmëfinale, aty ku u mposht nga ekipi i Euroligës, Olimpiakos.
Vlen të ceket se me largimin e tij nga Rahoveci, karriera e Fotis Takianos, ka avancuar tejet shumë, ku në dy edicionet e fundit ka udhëhequr ekipe si Larisa e në këtë edicion PAOK-un dhe me të dyja ekipet ka luajtur në play off. Në Kosovë, Takianos vite më parë kishte drejtuar edhe Bashkimin e Prizrenit.
Të kujtojmë se dje në ASIST, drejtori sportiv i klubit përmendi 5 opcione për trajner te Golden Eagle Ylli, përfshirë edhe Vedran Bosniqin, por i cili nuk ka pranuar mundësinë që në Kosovë të kthehet si trajner.
AsistiOnline.com do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për zhvillimet e merkatos tek dy herë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.