Basketboll

LËVIZJA E VITIT, DAVIS KALON TEK LAKERS

Prishtinë (AsisitiOnline) – Anthony Davis është lojtari më i ri i Angeles La Lakers.

Davis ka kaluar në LA Lakers me kërkesën e klubit nga Los Angeles, përderisa New Orleans Pelicans me ofertën e ardhur në drejtim të tyre është deshur që ta pranojë.

Nga ky shkëmbim, Pelicans do të shtojë në skuadër, Lonzo Ballin, Brandon Ingramin si dhe Josh Hartin e poashtu, do ti ketë 3 të drejtat e draftit të raundit të parë, madje edhe draftin nr.4 të 2019-tës.

Tashmë në LA Lakers bëhet një super-dyshe, James-Davis. Ndërsa transferet e skuadrës legjendare të NBA-së nuk pritet të ndalen me kaq.

Komentet janë të mbyllura.