Basketboll

Edhe Sara Vraniqi mbetet te KBF Bashkimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni i Kosovës në elitën e basketbollit kosovar femëror, Bashkimi ka vazhduar me risi për edicionin e ri të garave.

Skuadra prizrenase ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me lojtaren perspektive të ekipit, Sara Vraniqi.

”Lojtarja e talentuar e qytetit të Prizrenit, sigurisht se nuk largohen nga ekipi simbol i Prizrenit. Besnikëria e Sara Vraniqit, asnjëherë nuk vihet në dyshim kur bëhet fjalë për KBF Bashkimin. Sara Vraniqi do të vazhdoj ta bartë fanellën me numrin 11 edhe në edicionin e ri. Vazhdojmë”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.

Bashkimi ditë më parë njoftoi edhe për vazhdimin e kontratave me lojtaret bazë vendore: Arbnore Përçukun, Diedona Halitajn e Aulona Muhadrin. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.