Basketboll

Prishtina rizgjedh Blerand Stavilecin kyetar të klubit

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme shqiptare, Sigal Prishtina mbrëmë ka mbajtur kuvendin e punës dhe zgjedhor të saj.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se me të gjitha votat e kuvendarëve prezentë, Blerand Stavileci, unanimisht është zgjedhur kryetar i klubit me mandat të plotë.

Në Kuvendin e klubit kryeqytetas, sipas njoftimit të tyre, morën pjesë 34 anëtarë të pranishëm, ku ndër ta ishin përfaqësues të Plisave, të sponzorëve besnikë të klubit, menaxhmenti, si dhe të shumë kontribuesve e dashamirëve të klubit, derisa u diskutua edhe për raportin e punës, raportin financiar, auditimin për vitin 2022 dhe për synimet për sezonin e ardhshëm.

Në këtë Kuvend të Prishtinës, është zgjedhur edhe bordi i klubit me 12 anëtarë.

Njoftimi i plotë i klubit:

Blerandi, zgjedhet Kryetar i Klubit edhe për 4 vjet

Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina.

Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë.

Blerandi është ish lojtar, kapiten dhe drejtor i klubit. Klubi ynë i ka arritur sukseset më të mëdha gjatë periudhës sa ai ishte kryetar. Nga të gjitha klubet e Kosovës është i vetmi që ka trofe të fituar edhe si kryetar, edhe si drejtor edhe si lojtar.

Në ambientet e “Hotel Garden” me 34 anëtarë të pranishëm, ku ndër ta ishin përfaqësues të Plisave, të sponzorëve besnikë të klubit, menaxhmenti, si dhe të shumë kontribuesve e dashamirëve të klubit më të trofeshëm e më të organizuar shqiptar, u diskutua për raportin e punës, raportin financiar, auditimin për vitin 2022 dhe për synimet për sezonin e ardhshëm.

Poashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.

Kryetari, anëtarët, sponzorët e Plisat u zotuan se do të japin maksimumin që PRISHTINA

TË BËHET EDHE MË E MADHE, EDHE MË E SUKSESSHME.
KB Sigal Prishtina

Komentet janë të mbyllura.