RAHOVECI KONFIRMON EDHE PËR SEZONIN E ARDHSHËM KËTA TRE BASKETBOLLISTË VENDOR
Dje në emsionin e dedikuar komplet basketbollit, ASIST, ishte i ftuar Drejtori i KB Rahoveci, Alban Rama, i cili përpos shumë temave tjera që u diskutua foli edhe rreth skuadrës për sezonin e ardhshëm, shkruan Asistionline.com.
Alban Rama gjatë diskutimit në studio konfirmoi se treshja vendore, Rron Grapci, Arian Qollaku dhe Atik Koshi do të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm në skuadër, duke hedhur poshtë të gjitha zërat e ditëve të fundit për një largim eventual të tyre nga Rahoveci gjatë kësaj vere./Asistionline.com.
Komentet janë të mbyllura.