Prishtina hyn në garë fuqishëm për Daniel Lekndreajn
Prishtinë(AsistiOnline) – Daniel Lekndreaj është një nga basketbollistët më të kërkuar në basketbollin e Kosovës në këtë afat kalimtar të transfereve.
Shumica e skuadrave kosovare janë vënë pas shërbimeve të basketbollistit shkodran.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Lekndreaj është kthyer si objektiv i rëndësishëm edhe për ekipin e Sigal Prishtinës që po kërkon me ngulm ta ketë në radhët e veta dhe marrëveshja me të nuk është larg.
Danieli në edicionin e fundit ishte pjesë e Bashkimit të Prizrenit me të cilët shkëlqeu me mesatare 12.8 pikëve, 9.1 kërcime e 2.2 asist.
Lekndreaj edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës, derisa luajti edhe për Pejën dhe pikërisht atje ishte natyralizuar si lojtar me pasaportë kosovare.
Në garë për Lekndreajn ka qenë edhe skuadra e Pejës, por duket se negociatat e tyre me lojtarin shkodran kanë ngecur. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.