MEKAJ LOJTAR I LIRË, MUND TË BËHET ME EKIP TË RI
Prishtinë (AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët fundorë më të mirë momentalisht në tregun kosovar, Leonard Mekaj është lojtar i lirë.
Në një bisedë të shkurtër për AsistiOnline, Mekaj ka treguar se kontrata me Golden Eagle Yllin i ka skaduar dhe e ardhmja e tij, pritet të vendoset në ditët e ardhshme.
“Tash kontrata me Yllin më ka përfunduar dhe jam lojtarë i lirë për momentin. Tani për tani, sa i përket angazhimit diku nuk ka asgjë konkrete qe duhet ta ceki”, është shprehur Mekaj për Asistin.
Mekaj është ndër lojtarët më punëtor në basketbollin e Kosovës, ai edhe pse në pushime qysh tash ka filluar të përgatitet duke u stërvitur individualisht, qoftë kondicionalisht qoftë me top. Dhe sigurisht që pritet të jetë nën-llupën e shumë ekipeve kosovare për tu transferuar, duke parë aftësitë dhe profesionalizmin e tij.
AsistiOnline ka mësuar se interesimin për ta patur në radhët e ekipeve Leonardin, vetëm se ka filluar.
Mekaj në stinorin e fundit, ishte ndër bartësit kryesorë të lojës tek ekipi therandas, Golden Eagle Ylli.
Komentet janë të mbyllura.