Prishtina ftohet në turneun miqësor prestigjioz në Zvicër
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina është ftuar së fundmi në një turne miqësor tejet prestigjioz jashtë vendit.
Bëhet fjalë për turneun e quajtur “Landolt Cup” në Yverdon të Zvicrës.
Është vetë ekipi prishtinas që ka bërë publike ftesën e bërë, derisa në brendësi të lajmit e ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen.
Ky turne që organizohet nga viti i largët 1974, sivjet do të zhvillohet sipas formulës me 6 skuadra.
Edhe ky edicion pritet do të jetë me shumë rivalitet në këtë turne me ekipe të mëdha si fituesi i Ligës së Kampionëve sivjet e poashtu nënkampion i Gjermanisë, Telekom Baskets. Pastaj fituesi i turneut ”Landolt 2019” dhe nënkampion në Belgjikë e fitues i Kupës belge për vitin 2023, Telenet Giants Antwerp. Donar Groningeni, nënkampion i Holandës për sivjet dhe dhe 7 herë kampion e fitues i kupave në Holandë.
Nga Kosova, KB Prishtina, 14 herë kampione dhe 15 herë fituese e Kupës së Kosovës si dhe 2 herë kampione e Ligës Ballkanike. Givova Scafati nga Italia, fitues i Landolt Cup 2022, si dhe Fribourg Olympic, kampionët në fuqi të Zvicrës dhe 21 herë kampionë dhe fitues të kupës në 11 raste.
6 skuadrat tona do të ndahen në 2 grupe kualifikuese, grupi “Mercier” dhe grupi “Tissières”. Secila skuadër do të luajë 2 ndeshje në grupin e tyre përkatës, më pas një të tretën për finalet e klasifikimit.
Prishtina gjendet në grup me Antwerpin dhe Fribourg Olympicin.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen nga fillimi i muajit shtator. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.