Basketboll

Startuan përgatitjet e “Dardanëve”nën drejtimin e selektorit të ri, Rami Hadar

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu siç ishte paralajmëruar, Përfaqësuesja e Kosovës A, sot i ka filluar përgatitjet për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Faqja zyrtare e FBK-së ka lavdëruar grupin e lojtarëve, duke shkruajtur se përkundër që ishte stërvitja e parë, ajo ka qenë mjaft intensive, me basketbollistët që ishin të motivuar për tu përgatitur sa më mirë, transmeton AsistiOnline.com

Nga dita e nesërme stërvitjet do të vazhdojnë dy herë në ditë.

Kosova në këtë grup gjendet me Zvicrën dhe Danimarkën, derisa vetëm vendi i parë kualifikohet në Rrethin e Dytë.

Sfidën e parë Kosova e zhvillon më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës.

Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.