Basketboll

Shuhen zërat për Radonjiq, Buduçnosti vazhdon me Mijoviçin

Prishtinë(AsistiOnline) – Petar Mijoviç do të jetë kryetrajner i Buduçnostit edhe për një stinor.

Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti malazez, duke e prezantuar atë si nënshkrim tejet të rëndësishëm dhe me vlerë, transmeton AsistiOnline.com

Mijoviç, mori drejtimin e Buduçnostit nga mesi i sezonit të kaluar dhe me ta arriti deri në gjysmëfinale të ABA Ligës, derisa fitoi titullin e kampionit në Mal të Zi.

Për trajner te Buduçnosti për disa javë rresht ishte përfolur edhe trajneri tjetër malazez, Dejan Radonjiq, por duket se të gjitha kanë mbetur në kuadrin e bisedave ose spekulimeve.

Në edicionin e ri, Buduçnosti do të luajë në ABA Ligë dhe Eurocup.

Të kujtojmë se 41 vjeçari në të kaluarën ka drejtuar edhe dy skuadrat kosovare, Bashkimin e Prishtinën. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.