Basketboll

Dorëheqja e bordit të klubit, lojtarët e Rahovecit ankohen për borxhe

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Rahovecit dje konfirmoi dorëheqjen nga strukturat drejtuese të klubit për shkak të vështirësive që hasën në edicionin e fundit.

Me anë të kësaj komunikate e njoftojmë opinionin publik, të gjithë sportdashësit dhe tifozerinë Vreshtarët, se, si Bord i KB Rahovecit, duke analizuar të gjithë rrjedhën e kampionatit, vështirësitë me të cilat jemi ballafaquar gjatë gjithë kampionatit, gjendjen e klubit në të cilën gjendet, në mënyrë unanime, jemi dakorduar të japim dorëheqje nga Bordi i KB Rahovecit”, shkruan njoftimi i klubit.
Derisa gjatë ditës së sotme, lojtarët vendorë të klubit në edicionin e fundit: Ujkan Karanezi, Edmond Kryeziu, Bardh Rexha, Visar Ejupi e Arion Balluku, sot kanë lëshuar një reagim të përbashkët, duke u ankuar se klubi ju ka mbetur borxh me pagesa.
”Pas deklarates per doreheqje nga kryesia e klubit te basketbollit “Rahoveci”, anëtarëve te bordit dhe kryesise se klubit, Florim HaxhiImeri, Adrian Sharku dhe Arian Osa, deshtem ta informojme (reagojme) ne lidhje me obligimet qe kane ndaj nesh lojtarëve! Ne jemi duke pritur dhe zhaguar mbi 5 muaj rreth obligimeve (rrogave) tona qe na kane! Pra, jemi te detyruar ta bejme kete reagim per ta informuar opinionin! Jemi te detyruar (per fat te keq) ta bejme publike dhe po kerkojme te na kryejne obligimin, mundin, djersen tone qe e dhame per klubin dhe qytetin e Rahovecit. Nga keta persona morem vetem premtime te kota se pagesat do te kryhen, por sic duket kane qene vetem fjale, qe 5 muaj e me teper me mashtrime. Turp!”, shkruan ne reagimin e tyre.
Të kujtojmë se Rahoveci sivjet u përshëndet nga garat në Superligën e Kosovës dhe u kthye në Ligën e parë, por do të jetë e vështirë që të garojë edhe aty, pasiqë është mësuar se interesimi për ta marrë klubin është i vogël.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.