Basketboll

Tmushiq nuk do të jetë pjesë e Kosovës në këto ndeshje parakualifikuese

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, para pak ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshje parakualifikuese të Eurobasket-it 2025

Ekipit kosovar në këto përgatitje po i mungon Mikaile Tmushiq, edhe pse ishte i ftuar nga selektori Rami Hadar.

Lajmin për mungesën definitive të Tmushiq e ka konfirmuar dje në ASIST, asistenti i parë i Hadarit, Bujar Loci.

”Tmushiq Ka disa probleme familjare të cilat nuk ia kanë mundësuar që të jetë pjesë e këtij grumbullimi. Stafi teknik dhe FBK-ja, ia kanë mundësuar që të lirohet nga obligimi nga grumbullimi. Momentalisht sa kemi informacione nuk do të jetë me ne këtë herë”, ka thënë Loci.

Tmushiq është lojtar me pasaportë kosovare në basketbollin tonë, pasi ka lindur këtu. Ai luan prej 4 vitesh për Përfaqësuesen e Kosovës A. Derisa për ekipe paraqitet me Trepçën dhe në të kaluarën ka luajtur edhe te Bashkimi, Prishtina e Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.