Basketboll

Një grek rikthehet në postin e selektorit te Shqipëria

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të trajnerit Afrim Bilalli, duket se Kombëtarja Shqiptare do të bëhet shpejtë me selektor të ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se këtë post pritet ta zë, trajneri grek Antonios Doukas.

51 vjeçari e ka drejtuar edhe në të kaluarën Shqipërinë, por pa lënë gjurmë, megjithatë mbetet të shihet se si do të rrjedhë përvoja e tij e dytë në ekipin kombëtar shqiptar.

Doukas në edicionin që sapo lamë pas, ka udhëhequr me ekipin nga elita zvicrane ”Starwings”, duke përfunduar në pozitën e parafundit me bilanc 7-23 e me të përfunduar stinori, kjo skuadër e ka liruar trajnerin në fjalë dhe ka emëruar gjermanin Pascal Heinrichis për ta pasuar atë.

Greku në të kaluarën ka drejtuar edhe Kombëtaren e Banglladeshit. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.