Basketboll

Zvicra po përgatitet në Greqi me këta lojtarë, për përballjen me Kosovën

Prishtinë(AsistiOnline)  – Përfaqësuesja A e Kosovës te meshkujt, gjatë këtyre javëve do ti luajë ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2025.

Kundërshtari i parë i Kosovës në këtë raund, do të jetë Kombëtarja e Zvicrës që tashmë ka publikuar listën e gjerë prej 17 lojtarëve, shkruan AsistiOnline.com

Të grumbulluarit e selektorit grek, janë duke u përgatitur në Rodos të Greqisë nga 2 korriku e deri më datën 9, ku pastaj do të kthehen në Zvicër para ndeshjes me Kosovën.

  1. Noe Anabir – Gjeneva (Zvicër)
  2. Juan De La Fuente – Neuchatel (Zvicër)
  3. Dylan Ducommun – Benicarlo (Zvicër)
  4. Selim Fofana – KK Podgorica (Mal i Zi)
  5. Yoan Granvorka – Rouen (France)
  6. Nicolo Isotta – Cividale (Zvicër)
  7. Roberto Kovac – Friborg Olympic (Zvicër)
  8. Eliott Kubler – Riviera Basket (Zvicër)
  9. Clayton Le Sann – Gjenevë (Zvicër)
  10. Killian Martin – Fribourg Olympic (Zvicër)
  11. Michel-Ofik Nzege – Okapi Aalst (Belgjikë)
  12. Malyk Rebetez – State College of Florida (JUCO USA)
  13. Toni Rocak – University of San Francisco (NCAA I – USA)
  14. Mateus Rodrigues – Riviera Basketball
  15. Achile Spadone – Davidson College (NCAA I – USA)
  16. Brunelle Tutonda – BBC Monthey (Zvicër)
  17. Hamish Warden – Lugano Tigers (Zvicër)

Selektor: Ilias Papatheodorou

Sfida e parë për Dardanët luhet më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.