Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri i natyralizuar i Përfaqësueses së Kosovës, Dominic Artis është bërë me skuadër të re.
Amerikani ka nënshkruajtur me skuadrën e sapo inkuadruar në Superligën e Turqisë, Çagdas Bodrum.
Artis në edicionin e kaluar u paraqit me Cholet-in në Francë duke qenë pothuajse lojtari kryesor.
Para pak javësh, 29 vjeçari u prezantua te Kosova si natyralizim për ti mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses.
Lojtari në fjalë ishte spekuluar edhe për kalim në Superligën e Kosovës, por burime të AsistiOnline.com të afërta me lojtarin, kanë treguar se ai asnjëherë nuk e ka menduar si opsion ligën tonë. /AsistiOnline.com/
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/06/14/detaje-per-karrieren-e-dominic-artis-natyralizimi-i-fundit-te-kosova/



