Basketboll

Lisi i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën: Do të jap maksimumin

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një kohe të gjatë, Lis Shoshi po rikthehet në parket dhe atë me Përfaqësuesen e Kosovës.

Qendra pejane ka deklaruar se e ka përcjellur fati i keq deri tani në karrierë, por do ta ndihmojë Kosovën aq sa mundet dhe pret rezultate pozitive.

”Ka qenë një kohë e gjatë, pak fat i keq për mua personalisht, por jam i gatshëm për ta ndihmuar Përfaqësuesen me çkado që mundem për të pasur rezultate sa më të mira. Me luajt sa më mirë dhe të fitojmë, por të shohim si po na shkon. Kundërshtarët janë të mirë, tash kur përgatitemi, kur fillojmë ti skautojmë kundërshtarët. Shpresojmë të përgatitemi sa më mirë dhe besoj në fitore”, është shprehur Lisi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.