Ponte Prizreni angazhon trajner nga Turqia me prejardhje shqiptare
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një trajner turk do të punojë në basketbollin e Kosovës.
Bëhet fjalë për Tuncay Bostancin i cili sot është prezantuar si trajner i ekipit nga Superliga, Ponte Prizreni.
Bostanci karrierën e trajnerit e ka filluar në vitin 2006, duke qenë pjesë e disa skuadrave kryesisht nga ligat më të ulëta se Superliga turke, derisa një kohë ka qenë edhe asistent i ish-trajnerit të Pejës, Shemsetin Bas tek skuadra e Bursa’s. me ish trajnerin e Pejes Shemsetin Bas. Në dy edicionet e fundit, Bostanci ka udhëhequr ekipin e Uskudar nga liga e dytë turke.
Komentet janë të mbyllura.