Ekskluzive: Valmir Kakruki afër Bashkimit, prizrenasit nisin lëvizjet
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Bashkimit në edicionin e fundit ka kaluar nëpër një situatë shumë të vështirë organizative dhe mbi të gjitha financiare.
Me gjithë këto probleme, duket se prizrenasit po mendojnë edhe për edicionin e ri dhe kanë filluar të mobilizohen.
AsistiOnline.com ka mësuar se prizrenasit janë afër marrëveshjes me alo-qendrën shqiptare nga Shkupi, Valmir Kakruki.
Lojtari në fjalë në edicionin e fundit ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku luajti me mesatare prej 4 pikë, e 3.5 kërcime për ndeshje.
Në të kaluarën, Kakruki ka luajtur edhe në disa skuadra maqedonase, si dhe ka disa ndeshje me fanelën e Kombëtares së atjeshme, përfshirë edhe gjeneratat e reja.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.