Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Zërina Shatri transferi i madh te Peja 03, paralajmërohen edhe të tjera

Prishtinë(AsistiOnline) – Zërina Shatri është transferi i madh i verës te skuadra e sapo inkuadruar në Superligën e Femrave, Peja 03.

Klubi pejan ka njoftuar minuta më parë se ka nënshkruajtur me lojtaren e cila luan në pozitat 4/5 dhe ka përvojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zërina në edicionin e fundit ishte pjesë e Prishtinës, duke qenë prej lojtareve kryesore të ekipit kryeqytetas.

Skuadra e Pejës 03, ka nënshkruajtur edhe me lojtaren tjetër prishtinase, Besjana Martinaj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.