E fundit: Zvicra publikon 12shen para ndeshjes, ka ndryshime nga ndeshja me danezët
Prishtinë(AsistiOnline) – Zvicra e ka publikuar para pak minutash 12shen para përballjes së sotme me Kosovën.
Për dallim nga ndeshja e fundit me Danimarkën, helvetikët e kanë freskuar rosterin me dy ndryshime, shkruan AsistiOnline.com
Mateus Rodrigues që luan në elitën zvicrane dhe Dylan Ducommun që paraqitet në ligën e tretë në Spanjë, do të jenë sot pjesë e 12shes së Zvicrës, gjersa Rodrigues kishte luajtur në duelin e parë kundër Kosovës, Ducommun nuk ka qenë pjesë e ekipit në asnjërën nga ndeshjet e grupit.
Rodrigues dhe Ducommun janë ftuar për ndeshjen me Kosovën në vend të Toni Rocak dhe Achile Spadone, lojtarë që në ndeshjen e parë me Kosovën kishin luajtur tejet shumë.
Rocak ishte paraqitur 25 minuta me 12 pikë, 6 kërcime, 2 asiste e 1 top të vjedhur, ndërsa Spadone me 19 minuta lojë kishte realizuar, 6 pikë, 3 kërcime, 2 asiste e 1 bllokadë. Të dy lojtarët luajnë në SHBA.
Lojtarët e tjerë të 12shes së Zvicrës sot, janë paraqitur që të gjithë me Kosovën dhe së fundmi me Danimarkën. /AsistiOnline.com/
Rosteri i plotë i Zvicrës për sot:
Komentet janë të mbyllura.