Bashkimi sheh ‘dritën në fund të tunelit’, konsolidohet bordi i ri i klubit
Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund zhvillime pozitive edhe tek klubi më i vjetër i basketbollit në vendin tonë, Bashkimi.
Faqja zyrtare e klubit dje është aktivizuar me postime dhe ka njoftuar se është zgjedhur bordi i ri me nëntë (9) anëtarë të rinj, falë angazhimit të kryesisë, transmeton AsistiOnline.com
Sipas njoftimit, kjo iniciativë e kryesisë është ndërmarrë për të ofruar garanci dhe profesionalizëm në mbarëvajtjen e punëve dhe funksionimin e klubit të qytetit KB”BASHKIMI”.
Ditët në vazhdim është paralajmëruar se opinioni do të njoftohet edhe me emrat e bordit drejtues të klubit emblematik të basketbollit prizrenas. /AsistiOnline.com/
Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të klubit:
Komentet janë të mbyllura.