Basketboll

KOSOVA(U-20) PËSON EDHE NGA MAQEDONIA

Prishtinë (AsistiOnline) – Në ditën e dytë të turneut miqësorë që po mbahet në Maqedoni, Kosova ka pësuar edhe disfatën e dytë nga po aq takime.

Ditën e sotme, ekipi i Kosovës(U-20) ka pësuar nga nikoqiri i turneut, Maqedonia e Veriut me shifrat 55-77.

Loja e dobët e Kosovës edhe sot, bëri që të humben katër çerekët e ndeshjes(11-20, 15-21, 12-18, 17-18.

Tek Kosova sot pikë dyshifrore arritën, Dardan Kapiti(18), Erhan Sholla(12), si dhe Meriton Ismaili(10).

Në fitoren e maqedonëve u dalluan, Mijajlovski me 15 pikë e Kakruki me 10 sosh.

Kosova ndeshjen e fundit të këtij turneu e zhvillon nesër ndaj Malit të Zi.

Komentet janë të mbyllura.