Bashkimi prezanton transferin e parë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka kryer transferin e parë për edicionin e ri të garave i cili po vjen së shpejti.
Prizrenasit kanë njoftuar për nënshkrimin e lojtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Valmir Kakruki.
”Na lejoni të ju njoftojmë se Klubi ynë tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Valmir Kakruki, i cili është i pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës. Lojtari në fjalë, ka përvojë të mirë në një ligë shumë profesionale të Maqedonisë së Veriut si dhe tashmë është i dëshmuar si profesionist i vërtetë në ligën tonë. Ardhja e Valmirit do të jetë vlerë e shtuar në klubin tonë nga i cili pritet të mbulohet pozita e qendrës”, shkruan në njoftimin e klubit të Bashkimit.
Valmir Kakruki së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku luajti me mesatare prej 4 pikëve e 3.5 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.