Peja 03 nënshkruan me organizatoren amerikane, Jaiamoni Coleman
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Pejës 03 vazhdon kompletimin me lojtare para stinorit debutues në elitën e basketbollit kosovar femëror.
AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me lojtaren amerikane, Jaiamoni Welch-Coleman.
E gjatë 1.65 centimetra, Coleman luan në pozitën e organizatores së fundmi është paraqitur në elitën finlandeze me ekipin e Kouvottaret tek të cilët luajti me mesatare fenomenale prej 16.4 pikëve, 4.9 asiste e 3.4 kërcime për ndeshje.
Në të kaluarën, Coleman ka luajtur edhe në Irlandë, Luksemburg dhe Rumani.
Peja 03 ka arritur marrëveshje edhe me lojtaret vendore, Zërina Shatri, Agnesa Rrahmani, Saranda Daci e Besjana Martinaj dhe për trajner ka nënshkruar me turkun, Furkan Saglik. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.