BASHKIMI DHE KOSOVA U-18, “BARAZOJNË” NË MIQËSORE
Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar çaste më parë miqësorja ndërmjet Bashkimit të Prizrenit dhe Kosovës U-18 në konkurencën e femrave.
Në këtë ndeshje me karakter miqësor, ndeshja me marrëveshje të dyja ekipeve përfundoi baraz 83-83.
Në këtë ndeshje, për skuadrën e Bashkimit debutuan edhe dy transferet e fundit, Arbnore Përquku dhe Saranda Daci.
Ndeshja u zhvillua në Prizren dhe kishte për qëllim që të dilnin në pah forcat aktuale të ekipeve.
Komentet janë të mbyllura.