Me 100% vendorë, Grapeland synon rikthimin e lavdisë së basketbollit në Rahovec
Klubi më i ri i basketbollit në Rahovec quhet, Grapeland, i drejtuar nga ish-basketbollistët Indrit Krasniqi dhe Altin Selmancena, do të garojë në Ligën e Dytë të Kosovës.
Ajo që dihet është se ekipi A i Grapeland përbëhet 100% nga lojtarë të qytetit tonë.
Grapeland me rosterin e regjistruar është favorit absolut për t’u inkuadruar në Ligën e Parë, por drejtuesit e klubit thonë se synimi është i madh, me zemër të madhe e buxhet të vogël.
“Natyrisht se shohim veten në Ligën e Parë edicionin tjetër. Synimi jonë është që basketbolli si kulturë të mbetet sporti nr. 1 në Rahovec, prandaj kemi regjistruar të gjitha kategoritë e grupmoshave dhe po bëhet tashmë punë e madhe falë edhe përkrahjes së qytetarëve dhe prindërve të cilët i falënderoj”, ka thënë trajneri i ekipit, Indrit Krasniqi.
I pyetur nëse klubi Grapeland synon rikthimin e kohërave të arta të basketbollit në Rahovec, Altin Selmancena përgjigjet pa u nxituar, duke thënë se do të shkojnë hap pas hapi.
“Shkojmë hap pas hapi. Kemi rosterin e ekipit senior ku edhe unë jam pjesë me lojtarët tjerë 100% lokal rahovecian. S’kemi buxhet, por zemër gjithsesi, e teksa prioritet mbeten grupmoshat e Grapeland Academy, ne do ta ri-vlerësojmë rrugëtimin tonë Qershorin e vitit 2024”, u shpreh Selmancena.
Përbërja e ekipit Grapeland si vijon:
Donat Oruqi
Hadis Durguti
Altin Selmancena
Berat Durguti
Anid Jupa
Qemajl Shala
Ahmet Jupa
Nermin Dermala
Elis Hoxha
Arlind Spahiu
Besart Kasapi
Hysen Qmega
Trajner: Indrit Krasniqi
Komentet janë të mbyllura.