Jeremy Harris lojtari i parë i huaj te Bashkimi
”E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë së menaxhmeti i klubit tonë, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin, Jeremy Tyler Harris, 201cm i gjatë me pasaportë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.
Lojtari në fjalë karrierën e ka zhvilluar kryesisht në Kanadanë e largët (NBL), ku në edicionin e kaluar në 28 ndeshje të zhvilluara kishte mesatare prej 22.6 pikë, 7.5 kërcime, 2.1 asiste dhe 1.3 vjedhje të topave.
Përveç Kanadasë, Harris ka bërë karrierë edhe në Suedi me Boras me mesatare prej 12.4 pikëve e 5.2 kërcimeve dhe në Hungari me Atomeromu me 6.9 pikë e 4.4 kërcime.
Komentet janë të mbyllura.