Basketboll

”Do jetë lojtar që do të mbahet mend gjatë në Kosovë”, Prizreni e prezanton me shumë bujë transferin e fundit

Prishtinë(AsistiOnline) – ”Ky lojtar do jetë një emër që gjatë do mbahet mend në basketbollin kosovar”, shkruan njoftimi i Prizrenit për transferin e fundit të huaj.

Prizreni e ka prezantuar sonte transferin e fundit të huaj për edicionin e ri në afatin kalimtar të verës i cili është, Dazon Ingram.

Lojtari në fjalë është i gjatë 190 centimetra dhe luan në pozitat 3.

Në vitin 2023, Ingram është paraqitur me ekipin nga Venezuela Gaiteros në 2 ndeshje me 8 pikë mesataren.

Ingram ka pak përvojë edhe në NBA G League me ekipin e Maince Celtics.

Përpos Ingram Prizreni ka përforcuar edhe me tre lojtarë të tjerë të huaj dhe disa vendorë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.