Basketboll

Vëllaznimi vazhdoi bashkëpunimin me Burim Zekiqin

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka zyrtarizuar sonte edhe një risi për rosterin e edicionit të ri.

Gjakovarët kanë njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me Burim Zekiqin.

”Kemi kënqësinë të njoftojmë tifozët më të mirë në botë Kuqezinjët e Jakovës, se ylli i skuadrës nga edicioni i kaluar, Burim Zekiqi, do të mbetet edhe për një edicion në tempullin e triumfit “Shani Nushi”. Burim Zekiqi nuk ka nevojë për prezantim – paraqitjet e tij nga sezoni i kaluar lanë gjurmë në mbarë basketbollin kosovar, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur vendor”, shkruan në njoftimin e klubit gjakovar.
Burimi në edicionin e kaluar me Vëllaznimin në 25.1 minuta për lojë nga 29 ndeshje të zhvilluara, kishte 8 pikë për ndeshje, 2.4 kërcime dhe 0.5 topa të vjedhur. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.