Asianae Johnson transferi i dytë i huaj te KBF Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina po vazhdon me publikimin e risive për edicionin e ri.
Pas transferimit të amerikanes, Jade Williams, ekipi kryeqytetas ka njoftuar edhe për transferimin e amerikanes tjetër, Asianae Johnson.
Organizatorja amerikane te Prishtina vije pas përvojës me kolegjin amerikan të Mississippit në NCAA1, ku në 30 ndeshje kishte luajtur me mesatare prej 8.7 pikëve, 2.5 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.
Klubi kryeqytetas ditë më parë njoftoi edhe për transferimin e qendrës amerikane, Jade Williams, derisa nga vendoret ka transferuar Marigona Rushitin, Malvina Hazirin, Flutra Mehmetin e Tia Tuhinën. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.