Trepça i nis përgatitjet për stinorin e ri, ekipi po kompletohet gradualisht
Prishtinë(AsistiOnline) – Starti i edicionit të ri në basketbollin kosovar ende nuk është përcaktuar saktë.
Megjithatë, disa skuadra të Superligës tashmë i kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri i cili pritet të fillojë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, shkruan AsistiOnline.com
Trepça është klubi i parë që sivjet i ka nisur stërvitjet për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë rivalizues në bazë të transfereve që kanë bërë ekipet.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Trepça ka startuar me përgatitje nga mesi i javës së kaluar edhe pse jo me roster të kompletuar, për faktin se mungojnë transferet e huaja me përjashtim të Kevin Davis i cili ka ardhur dhe mungon poashtu trajneri, Adis Beqiragiq i cili është në ndeshje zyrtare me Kombëtaren e Bosnjës.
Mitrovicasit pritet të kompletohen gradualisht dhe pritet të kenë punë tejet të vështirë para vetes, pasiqë përpos synimit të trofeve në vend, do të garojnë edhe në kualifikueset e FIBA Europe Cup në turneun me dy ekipet, Parnu (Estoni) dhe Tindastoll (Islandë). /AsistiOnline.com/
Trepça mëson kundërshtarët e kualifikimeve në FIBA Europe Cup
Komentet janë të mbyllura.