Basketboll

Trajneri i Prishtinës Urbonas në ENBL, përballë ish skuadrës që drejtoi për pesë vite rresht

Prishtinë(AsistiOnline) – Faqja zyrtare e ENBL Ligës, sot e ka konfirmuar edhe një ekip të ri në radhët e veta.

Bëhet fjalë për klubin lituanez, Juventus Utena me të cilët udhëhoqi për pesë edicione rresht, trajneri aktual i Sigal Prishtinës, Zydrunas Urbonas.

Për rastësi edhe skuadra e re e Urbonas, Sigal Prishtina sivjet do të marrë pjesë në ENBL Ligë, për vitin e dytë me rradhë, derisa Juventusi debuton në këtë kompeticion dhe Urbonas pritet të ndeshet me ish ekipin që drejtoi për vite me rradhë.

Ditë më parë, ENBL Liga e konfirmoi edhe Sigal Prishtinën si ekip garues për stinorin e ri.

Përpos Juventus Utenas, edhe skuadra tjetër lituaneze, Siauliai do jetë pjesë e kompeticionit në fjalë për edicionin e ri. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.