Basketboll

Lekndreaj pësoi lëndim, operohet me sukses

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj ka pësuar një lëndim tejet të rëndë sa ishte duke luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Megjithatë, lojtari shkodran është operuar me sukses dhe tashmë ka filluar fazën e rikuperimit e cila ende nuk është definuar se sa do e lërë jashtë parketeve.

Njoftimin për lëndimin dhe operimin e Lekndreajt e ka bërë vetë klubi i Sigal Prishtinës, aty ku lojtari ka nënshkruajtur sivjet kontratë të re.

Basketbollisti shkodran i transferuar këtë verë në Prishtinë, gjatë ndeshjes parakualifikuese të Eurobasket 2025: Shqipëri – Sllovaki, ka pësuar lëndim në tendinën e Akilit me ç’rast është dashur t’i nënshtrohet intervenimit mjekësor. Jemi të bindur se Danieli me shpirtin e tij luftarak që ka, do ta kalojë edhe këtë sfidë”, shkruan në postimin e klubit në faqen zyrtare të tyre.
Të kujtojmë se Danieli në stinorin e fundit ishte pjesë e Bashkimit të Prizrenit dhe ku shkëlqeu me lojë e statistika fenomenale. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.