Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina e ka konfirmuar sot startin e përgatitjeve për edicionin e ri.
Në njoftimin e bardhekaltërve shkruan se skuadra në krye me trajnerin Urbonas filloi përgatitjet për sezonin e ri 2023/24 derisa të pranishëm ishin të gjithë lojtarët që kanë kryer testet mjekësore.


Në njoftim poashtu ceket se nga e hëna skuadrës do t’i bashkangjiten edhe Dardan Berisha, Lejson Zeqiri dhe Derrick Wilson, ndërkaq nga fundi i javës edhe Devoe Joseph.
Klubi nuk ka hezituar të tregojë se fatkeqësisht disa nga lojtarët e tyre nuk i kanë kaluar testet mjekësore dhe të përgatitjes fizike, prandaj stafi teknik i klubit bashkë me mjekët dhe trajnerët do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i klubit të Prishtinës: