Kampionia nis përgatitjet, synon mbrojtjen e titullit
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Peja i ka nisur sot stërvitjet për edicionin e ri.
Verdhezinjët kanë nisur sot me përgatitje nën urdhërat e trajnerit izraelit, Rami Hadar me të cilin në stinorin e kaluar korrën sukses që ju mungonte prej vitesh.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, kampit verdhezi i janë bashkuar shumica e lojtarëve, derisa nesër pritet të bashkohen me ta edhe dy ardhjet e reja të huaja.
Peja gjatë afatit kalimtar veror ka ndryshuar shumë për dallim nga stinori i kaluar, sikurse me lojtarë vendorë ashtu edhe të huaj. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.