Basketboll

Kampion me Pejën, Waldow nënshkruan në Izrael

Prishtinë(AsistiOnline) – Brad Waldow që u shpall kampion me ekipin e Pejës, ka gjetur skuadër të re për edicionin vijues.

Basketbollisti amerikan ka nënshkruajtur kontratë me ekipin ”Elitzur Ironi Ashkelon” që bën gara në Ligën e parë të basketbollit izraelit.

”Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e të huajit tonë të dytë Brad Waldow. Qendra me përvojë luajti sezonin e kaluar për Pejën nga Kosova (trajner Rami Hadar) dhe e udhëhoqi ekipin kosovar në fitimin e kampionatit të ligës, kur shënoi koshin fitues. Jemi shumë të lumtur për nënshkrimin e tij dhe jemi të sigurt se nën koshat e ligës do të ketë një fuqi të rëndësishme.Mirë se vini në Ashkelon Bradley”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e skuadrës izraelite për nënshkrimin e Waldow.

Të kujtojmë se Waldow ishte prej lojtarëve kryesorë te Peja në këtë edicion dhe përpos garave vendore, ai luajti me verdhezinjët edhe në Ligën Ballkanike me double-double mesatare prej 14.2 pikëve e 10.2 kërcime në vetëm 26 minuta lojë.

Waldow më parë ka luajtur edhe në Francë (2) Poloni dhe Japoni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.