Basketboll

Vëllaznimi prezanton transferin e dytë të huaj, mjaftë i spikatur

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar sonte transferin e dytë të huaj.

Klubi gjakovar ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me organizatorin amerikan, Sam Sessoms i cili vije në Kosovë direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Sessoms është playmaker me instinkt “vrastar”, një realizues i hatashëm me një set të përsosur të shkathtësive ofensive të cilat do të ndihmojnë ekipin tonë që të realizojë performanca solide”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar.

23 vjeçar që do të fillojë karrierën profesioniste te gjakovarët, vije nga kolegji ”Coppin State Eagles” që garon në nivelin më të lartë të kolegjeve amerikane, NCAA – D1.

Ai gjatë sezonit 2022/2023 realizoi mesatare prej 20.5 pikësh, 4.3 kërcimesh e 5 asistimesh për ndeshje dhe pritet ti bashkohet menjëherë ekipit në përgatitje.

/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=b8XiISF7_ow

Komentet janë të mbyllura.