Basketboll

Super-përballje në fazën e dytë të Botërorit, këto janë katër çiftet e para

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme mbyllet faza e grupeve e Kampionatit Botëror 2023 i cili po mbahet në tri shtete sivjet (Japoni, Filipine dhe Indonezi).

Tashmë janë mësuar disa nga çiftet që do të luajnë në grupet e fazës së dytë dhe do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Pasnesër takohen, Kanadaja vs Brazili, Serbia vs Italia, Spanja vs Letonia, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vs Mali i Zi.

Nesër për pozitat 17-32 e nisin garën çiftet: Egjipt – Jordani, Francë – Iran, Bregu i Fildishtë – Libani, Japonia – Venezuela.

Vlen të ceket se të 16 shtetet që kalojnë fazën e parë grupore, do të krijojnë katër grupe nga katër ekipe, prej ku dy të parat do të sigurojnë çerekfinalet e Botërorit. Ndërsa të eliminuarit nga këto grupe do të luajnë për pozitat 9-17.

Çerekfinalet do të zhvillohen prej 5 shtator, e deri më 10 shtator kur luhet edhe finalja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.