Basketboll

Katër Kombëtare u njoftuan sot me fitoret e para në Botëror

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot janë zhvilluar ndeshjet e para për pozitat 17-32 në Kampionatin Botëror 2023.

Katër Kombëtare janë njoftuar sot me fitoret e para në këtë Kampionat i cili sivjet po mbahet në tri shtete të ndryshme: Filipine, Japoni dhe Indonezi.

Finlanda e Edon Maxhunit shijoi sot fitoren e parë në këtë Botëror, duke fituar thellë ndaj Cape Verdes 77-100.

Njësoj sikur Kina që arriti fitoren e parë, duke e mposhtur Andorrën 76-83.

E triumfi i parë erdhi edhe për Meksikën që realizoi fitore ndaj Zelandës së Re 100-108.

E me fitoren e parë në Botëror u njoftua edhe Libani që fitoi ndaj Bregut të Fildishtë 84-94.

Derisa, Japonia regjistroi fitoren e dytë në përballjen ndaj Venezuelës të cilën e fitoi me përmbysje 86-77.

Në duelin tjetër, Sudani Verior iu gëzua fitores 87-68, ndaj Filipineve që sivjet janë një prej mikpritësve të Botërorit.

Egjipti e mposhti Jordanin 85-69, ndërsa Franca më në fund shënoi një fitore bindëse, duke fituar ndaj Iranit 82-55.

Nesër zhvillohen ndeshjen e Kombëtareve të forta që kaluan me sukses fazën e parë dhe pritet të kemi super-përballje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.