Basketboll

Mbyllet xhiro e dytë e ekipeve në Botëror, që po luftojnë për pozitat 17-32

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur xhiro e dytë e ekipeve që po luftojnë për pozitat 17-32 në Kampionatin Botëror 2023 për meshkujt.

Finlanda e Edon Maxhunit fitoi edhe në xhiron e dytë, kësaj rradhe ndaj Venezuelës 90-75.

Fitoren e dytë me rradhë e arriti edhe Sudani Verior që mposhti Angolën 78-101.

Zelanda e Re fitoi ngushtë ndaj Egjiptit 88-86.

Franca arriti fitore ndaj Bregut të Fildishtë me rezultat 77-87.

Japonia arriti fitoren e dytë me rradhë duke fituar ndaj Cape Verdes 80-71.

Filipinet e mposhtën Kinën me shifrat 96-75.

Meksika triumfoi ndaj Jordanit 80-93.

E në ndeshjen e fundit, Libani triumfoi ndaj Iranit 73-81.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.