BASHKIMI KËRKON EVROPËN, PRET NDIHMË NGA MKRS-JA
Prishtinë (AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit në elitën e basketbollit kosovar femëror, po synon që të luajë në arenën ndërkombëtare sivjet.
Por, rruga e Bashkimit drejt kësaj beteje s’po duket të jetë e lehtë, kjo për faktin se klubit prizrenas i duhet buxhet tejet i madh financiar por edhe përkrahje në aspektin organizativ e moral.
Për të gjitha këto kërkesa, klubi Bashkimit po pret ndihmë nga Ministria e Sportit, në mënyrë që t’ia dalë dhe në stinorin e ardhshëm të luajë në garën e dytë më të fortë të basketbollit femëror në Evropë, Euro Cup.
Bashkimi pritet që kah fundi i javës, ta konfirmojë ose jo pjesëmarrjen në këtë garë prestigjioze.
Të kujtojmë se kampionia aktuale e Kosovës, KBF Prishtina e ka konfirmuar pjesëmarrjen për stinorin e ri në Euro Cup.
Komentet janë të mbyllura.