Basketboll

Prishtina mposhte thellë në miqësoren e parë në Zvicër

Prishtinë(Asistionline) – Prishtina e ka nisur me humbje turneun miqësor ”Landolt Cup” në Yverdon të Zvicrës.

Ekipi kryeqytetas nga Kosova u mposht sonte nga Fribourgu me rezultat të thellë 76-100.

Prishtina nesër ndeshet me ekipin belg, Giants Antwerp, derisa ditëve në vijim do të luajë edhe me skuadrën e fuqishme gjermane, Telekom Bonn, Scafatin nga Italia dhe Donar Groningenin nga Holanda.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.