Lajm i mirë për klubet prishtinase, përfundimisht do rregullohet palestra e djegur e Pallatit të Rinisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i mirë është dhënë sot nga zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka treguar se palestra e vogël e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është afër renovimit, për të cilën janë ndarë 200 mijë euro për ndërrimin e parketit, blerjen e koshave të rinj dhe plotësimin e ulëseve të dëmtuara.
Ministrja poashtu ka konfirmuar se komunitetit sportiv do ti rikthehet edhe palestra e madh e Pallatit të Rinisë dhe Sportit e cila prej vitesh është e djegur dhe vite ju ka munguar sporteve si basketbolli, hendbolli, volejbolli, futsall e të tjera.
”Jemi afër përfundimit të renovimit të Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Janë 200 mijë euro të ndara për ndërrimin e parketit, blerjen e koshave të rinj, dhe plotësimin e ulëseve të dëmtuara të palestrës.
Në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, komunitetit sportiv do ti kthehet edhe palestra e djegur e Pallatit të Rinisë e Sportit, e cila ndër vite i ka munguar sportit të basketbollit, hendbollit, volejbollit, futsallit dhe të tjerave”, ka shkruajtur Osmani.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.