Dy gjysmëfinalet e forta të Superkupës
Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e Yllit ndaj Vëllaznimit, sonte janë përcaktuar dy gjysmëfinalet e Superkupës së Kosovës që do të luhen nesër.
Prishtina dje fitoi pa telashe ndaj Istogut e Trepça njëashtu mposhti thellë Bashkimin, me ç’rast gjysmëfinalja e parë do jetë ‘El Clasico’ e basketbollit kosovar mes prishtinasve dhe mitrovicasve dhe pritet të kemi spektakël mes ekipeve.
Në gjysmëfinalen e dytë, kaloi Peja që triumfoi ndaj Prizrenit dhe Ylli që fitoi përballjen çerekfinale ndaj Vëllaznimit. Të dyja ekipet sivjen kanë ndryshuar shumë në rostere, por synimet mbesin të njejta dhe kërkimi i trofeut.
Prishtina dhe Trepça nesër luajnë nga ora 17:00, derisa Peja dhe Ylli luajnë nga ora 20:00.
Të dyja takimet transmetohen në KSport1, në Artmotion dhe të gjitha platformat tjera televizive vendore e NimiTV.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.