Superfinalja e Superkupës nesër, takohen kampioni dhe nënkampioni
Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër luhet super-finalja e madhe e Superkupës së Kosovës te meshkujt.
Trepça dhe Peja takohen në ”13 Qershori” vendi mikpritës i këtij eventi sivjet, për të përcaktuar fituesin e trofeut të parë të sezonit të ri.
Trepça për të arritur në finale e mposhti fillimisht Bashkimin në çerekfinale e pastaj dje arriti të triumfojë ndaj Prishtinës.
Derisa, Peja fillimisht e ka eliminuar Prizrenin dhe dje arriti të fitojë ndaj Golden Eagle Yllit, për të siguruar kështu finalen e madhe.
Të kujtojmë se Peja dhe Trepça u ndeshën edhe vitin e kaluar në finale për titull kampioni dhe ku triumfoi Peja pas 5 ndeshjeve me seri të përgjithshme, duke fituar titullin.
Super-dueli i nesërm fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.