Trepça dënon ashpër sjelljet e dhunshme të disa personave të kamufluar brenda tifozërisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Ngjarjet e dhunshme në basketbollin kosovar, gjatë zhvillimit të Superkupës nuk i kanë pëlqyer fare as klubit fitues të turneut.
Ekipi mitrovicas i Trepçës ka lëshuar sot një reagim të ashpër, ku dënon ngjarjet e dhunshme dhe mbi të gjitha personat e kamufluar brenda tifozërive të cilat i nxisin këto akte të dhunshme, transmeton AsistiOnline.com
Në reagim poashtu thuhet se klubi mitrovicas është i përkushtuar që të luftojë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit kosovar.
Krejt në fund, klubi uron tifozët për suksesin e arritur dje, pasi e fitoi Superkupës dhe në të njëjtën kohë i lut për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit mitrovicas. /AsistiOnline.com/
Njoftimi i plotë nga klubi:
Komentet janë të mbyllura.