Pensionohen dy basketbollistet e dalluara Ulpiana Emra e Irma Konjusha, FBK i nderon me mirënjohje
Prishtinë(AsistiOnline) – Në një ceremoni solemne në finalen e Superkupës së Femrave, janë pensionuar sonte nga basketbolli aktiv, dy ish lojtaret, Ulpiana Emra dhe Irma Konjusha.
Dy basketbollistet, Emra dhe Konjusha janë pensionuar sot nga basketbolli aktiv, me ç’rast janë nderuar me mirënjohje nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për kontributin e dhënë ndër vite në basketbollin tonë.
Përkundër pensionimit nga loja aktive, Emra dhe Konjusha do të mbeten afër basketbollit, kjo pasiqë Ulpiana është gazetare e sportit dhe basketbollit, duke bashkë-moderuar edhe emisionin ekskluziv të basketbollit në trojet shqiptare – ASIST. Ndërsa, Konjusha është gjyqtare e basketbollit, ku gjykon edhe ndeshje elitare te meshkujt dhe femrat.
AsistiOnline.com i falenderon dy tashmë ish-lojtaret për kontributin në basketboll aktiv dhe ju dëshiron suksese në rrugëtimin e ri, përbrenda komunitetit basketbollistik.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.