Sonte dy palë mysafirë super-special në ASIST, nga Bashkimi Muhadri e Përçuku dhe nga Trepça Hajrizi e Kastrati
Adhurues të basketbollit edhe sonte nga ora 22:00 direkt në Artmotion dhe Klan Kosova do të shijoni bukuritë basketbollistike.
ASISTI 550 sjell dy palë mysafirë shumë special.
Së pari, “Kupa te vendi i Kupave”: Fitueset e Superkupës së Femrave –KBF Bashkimi 1965 me veteranen fantastike, Arbnore Perquku dhe kapitenja Aulona Muhadri.
Më pas, suksesi historik i Trepçës dhe kualifikimi në grupet e FIBA Europe Cup:
Mysafirë special, Drilon Hajrizi dhe Erjon Kastrati.
Analiza e dy fitoreve të Trepçës në Estoni dhe sigurimi i pjesëmarrjes në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup ku sivjet kemi dy ekipe, kampionen KB Peja dhe nënkampionen, Trepçën.
Duelet e dy skuadrave prizrenase ishin gjithashtu tejet interesante ku Prizreni ishte mysafir në ”Shani Nushi” te Vëllaznimi, kurse debutuesi Istogu mbylli javën në ”Sezai Surroi” te KB Bashkimi.
Për shkak të pjesëmarrjes së Trepçës në garat kualifikuese të FIBA Europe Cup, superderbi dhe repriza e finales Peja vs Trepca, është shtyer dhe për këtë flitet në ASIST sonte, ku përveç analizës së xhiros, vijnë edhe blloqet tradicionale: Pesëshja e MVP së bashku me top-10 aksionet më të bukura nga xhiro e tretë e Superligës.Gjitha këto dhe shumë më tepër, sonte nga ora 22:00 në ASIST 550, direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.
Komentet janë të mbyllura.