Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina pritet që të rikthehet të luajë në Ligën Ballkanike.
Fituesja e dy titujve të kësaj gare, ka bërë kërkesë që sivjet të jetë pjesë e garave, kështu ka njoftuar faqja zyrtare e BIBL-së, ditë më parë, transmeton AsistiOnline.com
”KB Sigal Prishtina dërgon kërkesë zyrtare për t’iu bashkuar Delasport Balkan League”, është titulli i lajmit të publikuar nga gara.
Derisa në paragrafin e fundit të lajmit, konfirmohet kërkesa e klubit bardhekaltër: ”Delasport Balkan League ka kënaqësinë të mirëpresë Sigal Prishtinën”.
Prishtina e ka fituar dy herë kompeticionin në fjalë, në sezonet 2014/15 dhe 2015/16.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.